Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, nesër në orën 14:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës do të zhvillojë takimin e rregullt me qytetarët, ku bashkërisht do të diskutojnë për problemet në qytet dhe zgjidhjen e tyre. Nga zyra për komunikim me opinionin për “PresKlub” bën të ditur se këto takime janë në interest ë qytetarëve të Tetovës, të cilët problemet dhe kërkesat e tyre mund t’I parashtrojnë direkt kryetarit të Tetovës , Bilall Kasami. Kjo është metodë që aplikohet në Komunën e Tetovës që nga ardhja në krye të Kasamit dhe njëkohësisht këto takime konfirmojnë shkallë e lartë të transparencës në komunë.
Qëndrimet dhe sugjerimet tuaja janë thelbësore për të ndërtuar një Tetovë më të mirë dhe më të bukur. Kryetari Kasami është i vendosur që të gjejë zgjidhje efektive për çdo çështje që do të trajtohet, dhe përpjekjet e tij nuk do të kenë fund derisa të jemi të gjithë bashkë në ndërtimin e një qyteti më të shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët thanë nga zyra për informim e komunës së Tetovës.
