Spitali i pa bërë i Kërcovës, Mexhiti thotë se mund të ketë zgjidhje javën e ardhshme

Lajme Maqedoni

–Me kompaninë që ka qenë atje e angazhuar në punime, jemi ulur disa herë, siç kemi vepruar edhe me Shtipin, ashtu edhe me Kërçovën, që të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Mendoj se javët në vijim apo javën e ardhshme, ne do ta gjejmë një zgjidhje edhe për Kërçovën, këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në “Summer Click” duke folur për spitalin e Kërçovës, i cili ka filluar të ndërtohet para thuajse 40 vitesh.

“Nuk kemi qëndruar duar kryq as në këtë drejtim. Kemi marrë iniciativa menjëherë edhe atje. Edhe atje me marrëveshje, jemi duke gjetur zgjidhje më të mirë dhe të fillojmë ta ndërtojmë edhe spitalin e Kërçovës. Unë kam kërkuar nga Qeveria që të gjitha këto spitale dhe objekte problematike që nuk ndërtohen, të fillojnë të ndërtohen dhe kemi sjellë vendim që në paketë do të dërgojmë të dy spitalet, edhe të Shtipit, edhe të Kërçovës që t’i rindërtojmë bashkërisht”, shtoi Mexhiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *