Liga e parë ne futboll, liçencohen 12 skuadra

Sport

Nga Federate e Futbollit të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht kanë  konfirmuar se dy ekipet që u kualifikuan në Ligën e Parë, Voska Sporti dhe Vardari janë pajisur me licencën e nevojshme për të garuar në klubin elitar, me çka janë plotësuar të gjitha parakushtet për të filluar kampionatin i ri 2023/2024.

Departamenti për Licencim që vepron në kuadër të FFM-së informon se Komisioni për Licencim pas përfundimit të procesit të licencimit të klubeve për pjesëmarrje në Ligën e pare të futbollit vendor në sezonin garues 2023/24, dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në përputhje me rregullat për dhënien e licencave për klubet për pjesëmarrje në garat që organizohen nga FFM ka sjell këto vendime:

Licenca për pjesëmarrje në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, për sezonin garues 2023/24 u jepet klubeve të futbollit, sa vijon:

1. KF Akademia Pandec Brera SHA – Strumicë

2. KF Bregalnica 2008 SHA – Shtip

3. KF Vardari SHA – Shkup

4. KF Voska Sport  SHA – Ohër

5. KF Gostivari SHA – Gostivar

6. KF Makedonija Gj.P 1932 – Shkup

7. KF Rabotniçki SHA – Shkup

8. KF Sileksi SHA – Kratovë

9. KF Struga Trim Lum SHA – Strugë

10. KF Tikveshi 1930  – Kavadar

11.K F Shkëndija  SHA – Tetovë

12. FC Shkupi 1927 – Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *