Të gjithë personat e dënuar mbi 6 muaji do t’u ulet dënimi për 30%, ndërsa ata që i ka ndjekur Prokuroria Publike Speciale, njësia për kriminalitet të organizuar do përfitojnë ulje prej 10%, kjo qëndronë në propozim ligjin për amnesti përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, transmeton preskulb,mk.
Nuk do të ketë ulje të dënimit për të dënuarit e 27 prillit dhe as për ata që janë të dënuar për parregullsi zgjedhore.
Të amnestuar do të jenë edhe personat të cilët qëndrojnë në burrgë për dy osë më shumë aktvendime gjyqësore nëse nuk janë të dënuar me burrgim të përjetshëm apo për vepra kundër shtetit.
Nuk do të amnestohet personat që janë dënuar për spiunazhë, dhunë familjare, vrasje, të gjithë ata të cilët vuajnë dënimin me burg të përjetshëm.
Ministri I drejtësisë, Krenar Lloga ka deklaruar për Tv Afla, se sot pret përgjigje nga partitë politike të cilëve që para një javëve u është dërguar propozim ligji te grupet e tyre parlamentare.