EVN nuk lejohet të hyjë në Sllupcan, banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave

Lajme Maqedoni

Banorët e Sllupçanit të Likovës sërish nuk i lejuan ekipet e EVN-së të punojnë në rrjet, kumtuan sot nga EVN-ja. Nga atje thonë se vazhdon rezistenca e vendasve nga Sllupçani, të cilët sot nuk lejuan që ekipet e EVN-së të punojnë. Në terren ka qenë  prezente edhe policia.

Falja e të gjitha borxheve të deritanishme për rrymën, kycje falas në rrjetin elektrik, te paguhen faturat deri në 3000 pavarësisht harxhimit, objektet fetare të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike, këto janë kërkesat e që kanë shtruar banorët e fshatit Sllupcan, për të cilët thonë se nëse nuk plotësohen nuk do të lejojnë ekipet e EVN-së, të hyjnë në fshat.

Në fshatin Slluocan të Kumanovës sërish është situatë e tensionuar, pasi banortë nuk lejuan ekipet e EVN-së të shkojnë deri te trafoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *