Bilall Kasami sot takohet me Gashin dhe Mexhitin, bnw tw ditur per “PresKlub” burimet tona nga Lëvizja BESA.
Sipas burimit tone sot pasdite në Shkup do të takohen kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti.
Temë e takimit do të jetë krijimi i “frontit opozitar” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendi dhe koha e saktë e takimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është njoftuar as për ndonjë konferencë për media.
Takimit të sotëm i ka paraprirë një tjetër bashkëbisedim i kësaj “treshe” në Tetovë, ditë më parë.
Për komunikimin që po zhvillohet rreth “frontit opozitar”, javën e kaluar foli kreu i Besës, Bilall Kasami, i cili njoftoi se po pret formimin e lëvizjes së Izet Mexhitit për ta zyrtarizuar bashkëpunimin.
Ai, tha se është koha e fundit që ndryshimi në pushtet të ndodh edhe te shqiptarët, siç ndodhi te maqedonasit në vitin 2016, duke aluduar se opozita shqiptare do të arrijë ta mposht BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin.