Djegja e veturës së Artan Grubit, prokuroria me detaje

Lajme Maqedoni

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë thënë për TV21, se menjëherë pas djegies së automjetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, prokurori publik ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nga aty shtojnë se ndër veprimet e ndërmarra është lëshuar edhe urdhëri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të mjetit, pasi mjeti figuronte në pronësi të një personi tjetër dhe jo të zëvendëskryeministrit Grubi, edhe pse përdorej nga ky i fundit.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas djegies së veturës ka dhënë urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Ndër veprimet e ndërmarra është dhënë urdhri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është autoriteti kompetent për evidentimin dhe monitorimin e gjendjes pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe kontrollimin e të dhënave në pasqyrat e gjendjes pasurore. Nëse kontrollet tregojnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore.”- thanë nga PTHP për TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *