Zgjedhjet lokale të prillit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ishin “mina mbi të cilat fatkeqësisht shkelëm”, ka thënë emisari evropian i ngarkuar me lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një intervistë për median austriake “Kurier”, Lajçak duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe ‘Marrëveshjen Bazë’ për normalizim të marrëdhënieve të arritur në Bruksel dhe Ohër.
Ai tha se marrëveshja e marsit ishte një hap i madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Aktualisht përqendrimi ynë nuk është më në normalizim, por në menaxhim të krizave”, ka thënë emisari evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Mirosllav Lajçak.