Fon Der Lajen: Ndërtojmë kontinent të bashkuar të barabart para ligji, me liri dhe demokraci për të gjithë

Bota Lajme

Ndërtimi I paqës nëpërmjet repsektimit të parimit të sundimit të drejtësisë është parimi mbi të cilën mbështet Evropa e bashkuar, deklaroi kryetarja e Këshillit të Evropës, Ursula Fon Der Lajen, në ceremonin solemne ku KE I është ndarë cmimi botërorë për paqe dhe liri që e ndan Lidhja Botërore e Juristëve.

“Kur mbaroi lufta e dytë botërore, Evropa ishte e rrënuar e bërë hi, ndërsa vendet evropiane armiq të përbetuar. Por pesë nga ata vendosën të falin. Ata I shtrinë dorën Gjermanisë dhe të tjerëve me një kusht që të bëhet gjithcka që është e mundur për drejtësi dhe paqe të përherëshme të mbështetur në sundimin e ligjit”, deklaroi Fon Der Lajen.

Në kushte të tilla, tha ajo lindi ideja evropiane, fillimisht si Bashkim ekonomik Evropian me vetëm gjashtë anëtarë e cila tani u rrit në Bashkim Evropian me 28 anëtarë.

“Tregimi për Unionin tonë është tregim për demokracinë, të rinjë dhe të reja që të gjithë po forcohen. KJo është rruga e rringjalljes së Gjermanisë dhe Italisë, pas luftës, ky është tregimi për rrugën e Portugalisë dhe Spanjës dhe Greqisë nga diktatura në demokraci. Ajo është tregimi për renesansën demokratike pas prishjes së murit të Berlinit”, tha Fon Der Lajen.

Sipas saj Ukraina nuk Lufton vetëm për lirinë e saj, por edhe për lirinë e cdo vendi, sepse paqe e përhershme mund të ndërtohen vetëm nëse respektohet e drejta ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *