Miteva: Qeveria e LSD-së dhe BDI-së lejoi që kompania e Destanit të hyjë në një minierë

Lajme Maqedoni

Prishja e njëanshme e marrëveshjes për minierën në rajonin e Strumicës nga Qeveria ndaj koncesionerit, sipas VMRO DPMNE-së i hap rrugë një aksionari të ri për të eksploatuar pasurinë natyrore me bakër. Nga opozitarja maqedonase thonë se familja Destani nga Tetova, e afërt me BDI-në dhe LSDM-në ka blerë një pjesë të aksioneve të kompanisë “Euromax Resources”, e cila fillimisht kishte marr tenderin për minierën.
Zëdhënësja Marija Miteva thotë se pas ndërprerjes së koncesionit, “Illovica” do të bëhet me pronar të ri, e cila aludon që partnerët qeveritar do të lejojnë bashkimin e koncesioneve për minierat “Illovica-Stuka”.

“Qeveria e LSD-së dhe BDI-së lejoi që kompania e Destanit të hyjë në një minierë që ata vetë konfirmuan se nuk do ta hapte. Në përputhje me ligjin, qeveria dha pëlqimin, pa të cilin Destani nuk mund të merrte pjesë në kompani dhe të bëhej koncesionar i Ilovica-s. Destani bleu një aksion në kompani dhe blerja u lejua nga vetë qeveria e LSD dhe BDI. Dhe kjo në një kohë kur qeveria ka ndërprerë koncesionin, dhe ka një kontest para Gjykatës Administrative”, tha Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nuk janë të qarta qëllimet e qeverisë, thonë nga VMRO, a duan që të hapet miniera duke mos e ditur se çfarë standardesh do të përdoren dhe a do të kontaminohet toka në Strumicë, apo duan të marrin paratë nga vendimi i arbitrazhit dhe të mbledhin qindra milionë pa bërë asgjë? Në fakt për dëmshpërblimin që rrezikon shteti ti paguaj gjobë kompanisë zvicerano-kanadeze, vlerësimet e tyre fillestare janë se totali i dëmeve që potencialisht do të refondoheshin, shkojnë në mbi 1 miliard euro, pa kamatë të llogaritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *