Pendarovski kërkon ndihmën e diasporës për integrimin evendit në BE

Lajme Maqedoni

 Pavarësia e shtetit, demokracia dhe koekzistenca multietnike, janë tre arritjet më të mëdha të vendit tonë, ndërsa diaspora kka pjeësmarrje të rëndësishme në secilën prej tyre. Investimi më i madh që e sjellin mërgimtarët këtu, janë vlerat demokratike euroatlantike dhe parimet e punës, kultura e respektimit të ligjeve dhe fryma sipërmarrëse. I pakontestueshëm është fakti se një pjesë e madhe e përfitimeve dhe praktikave të mira që i kemi, janë sjellë mu falë bashkëkombasve të suksesshëm, të etur për ta parë atdheun e tyre të suksesshëm dhe të zhvilluar, tha sot presdienti Stevo Pendarovski në gjalimin në Simpoziumin e parë të Maqedonisë së Veriut që e organizon Diaspora e bashkuar e Maqedonisë së Veriut (DBMV) në Shkup.

Siç theksoi Pendarovski, lufta e ilindenasve dhe pjesëmarrësve të LNÇ-së ishte për liri dhe për drejtësi njerëzore, ndërsa lufta jonë në shekullin 21 është për shtet të zhvilluar dhe prosperues të Maqedonisë së Veriut në të cilin qytetarët do të kenë mundësi t’i realizojnë idelaet e veta jetësore.

Mërgimtarët tanë, vlerësoi shefi i shtetit, asnjëherë nuk kanëq enë vëzhgues pasivë të proceseve, por faktorë aktiv, e posaçërisht është me rëndësi që interesi i tyre nuk reduktohet në ndonjë nostalgji pasive, por është shembull për angazhim aktiv dhe bullnet për përfshirje në proceset bashkëkohore për atdheun.

Sipas tij, që tre arritjet më të mëdha të shtetit tonë të vgazhdojnë të ekzistojnë dhe të jenë platformë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe prosperitet të gjenerateve të tashme dhe të ardhshme, janë të domosdoshme tre kushte: siguria gjeopolitike, sundimi i së drejtës dhe rritja dhe zhvillimi dinamik ekonomik.

Ai porositi se diaspora duhet të vazhdojë të lobojë për rrumbullakësim të integrimeve tona evropiane, të sjellë praktika të mira të biznesit, të bashkëfinancojë projekte zhvillimore dhe projekte me përgjegjësi shoqërire.

Lidhur me bashkëekzistimin multietnik dhe traditën shekullore të respektimit të dalluehsmërisë, theksoi se janë vlera jonë më e madhe dhe parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin e brendshëm.

Para fjalimit të Pendarovskit, shkurtimisht foli edhe kryetari i DBMV-së, metodija Koloski i cili përkujtoi se kjo organizatë nuk është partiake, por bashkëpunon me të gjitha institucionet dhe ka qëndrime të njohura. Mbi 4 milionë dollarë, tha, ka investuar DBMV deri më tan i që nga ekzistimi i vet në programe të ndryshme në vend.

Simpoziumi i DBMV është organizuar për informim, komunikim të hapur dhe ndërlidhje të vendit me diasporën, si dhe për promovim të potencialeve për studim, investim dhe pensionim në Maqedoni të Veriut. Përveç presidentit Pendarovski, folës janë edhe ish-presidenti Gjorge Ivanov, ambasadori italian, Andrea Silvestri, profesorë, si dhe prëfaqësues nga jeta politike dhe publike. Në simpozium po marirn pjesë mërgimtarë të cilët jetojnë në Australi, Kanada, SHBA, Zvicër, … ab/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *