Mickoski: Ska konsenzus, tash mund të flasim vetëm për zgjedhje të parakohshme

Lajme Maqedoni

E me apo pa pushime, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vazhdon të mbetet në qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë. I pyetur për thirrjen e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski për konsensus nacional, Mickoski tha se është vonë për këtë gjë dhe se tani mund të flasin vetëm për zgjedhje.

Tash është vonë për një gjë të tillë me kryeministrin Kovaçevski, tash mund të flasim për një konsensus, e ai është zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse ulemi dhe bisedojmë ajo do të jetë vetëm që të merremi vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”- tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *