Në bazë të nenit 136, paragrafi 1 të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë themeloi Institucionin publik – Parkun Kombëtar me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të menaxhimit dhe mbrojtjes së parkut kombëtar.
Instituti publik – Parku Kombëtarë Mali Sharr i drejtohemi publikut me qëndrim për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Parkun Kombëtar Mali Sharr.
IPPK Mali Sharr synon të japë një shembull të mirë në menaxhimin e mbrojtjes së natyrës dhe kjo është arsyeja pse në Planin e tij të Menaxhimit për zonën e mbrojtur për 10 vitet e ardhshme, nuk lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të reja në territorin e Parkut Kombëtar. Aktualisht, 13 hidrocentrale (HCV) janë operacionale në Parkun Kombëtar, dhe një është e përfunduar, por ende jo operative.
Për fat të keq, interesat ekonomike po bëjnë shtypje të vazhdueshme për realizimin e plotë të 8 hidrocentraleve të tjera, si më poshtë:
– Ndërtimi i Pena 84, Pena 85 dhe Sheliçe
– Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në lumenjtë e Bogovinës, Jelovjanit, Mazraçës dhe Dufit.
Javën e kaluar, ne morëm një kërkesë të re për një hidrocentral të vogel, nën fshatin Lisec, por ne gjithashtu dhamë një mendim negativ për atë.
Më lejoni t ‘ju jap më shumë detaje në lidhje me disa nga vendet më të diskutueshme.
Hidrocentralet e vogla të lumenjve të Bogovinës, Jelovjanit, Mazdraçës dhe Dufit janë ende në proces të lidhjes së kontratave koncesionare për ndërtim. Për këto, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marë një Vendim, por nuk ka marrë një mendim pozitiv nga IPPKMSH dhe nuk është lidhur asnjë marrëveshje koncesioni. Duhet të përmendet se për disa nga këto hidrocentrale kemi marrë të njëjtën kërkesë edhe tri herë dhe mbetemi të bindur se: Sipas nenit 75, paragrafi 1 të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, zbatimi i aktiviteteve që kërcënojnë origjinalitetin e natyrës në parkun kombëtar është i ndaluar.
Ajo që mbetet më e diskutueshme janë Pena 84 dhe Pena 85. Aktualizimi i ndërtimit të tyre ishte rasti për këtë konferencë për shtyp.
Kompania e prodhimit të energjisë “Gravis Hidro” SHPK GOSTIVAR kishte nënshkruar kontrata koncesionare për shfrztëyimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike për Pena 84, Pena 85 dhe Sheliçë në verën e vitit 2017, saktësisht 6 vjet më parë.
Pas këtij pushimi të madh dhe situatës së re kur zona u shpall Park Kombëtar, u miratua një plan menaxhimi, u miratua një vlerësim strategjik i ndikimit të saj në mjedis, etj., më pak se një muaj më parë në terren, shërbimet e Parkut gjetën një ekip të ri geodetësh që kryenin matje për realizimin e dy prej hidrocentraleve të përmendura.