Qeveria dorëzoi në parlament propozimin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa kryeministri Kovacevski 30 ditë para seancës së planifikuar për votimin e kushtetutës, është optimist se do të ketë konsenzus partiak për vazhdimin e proceseve eurointegruese.
“Pritjet e mija janë se do të ketë debat të fryshëm dhe se do të ketë konsenzus mbipartiak për vazhdimin e proceseve integruese. Ambasadori Dejvid Gir qartë tregoi se gjithcka varet nga ne. Mendoj se bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që nuk ndikojnë në asnjë cështje identitare”, tha Kovacevski.
Ai bëri të qartë se ne jemi vend multietnik shembull në Evropë dhe 120 deputetët do të kenë vision dhe kurajo të sjellin vendim.