Grgovska: Me padurim e pres emra të ri, çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur

Lajme Maqedoni

Zv kryemnistrja e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grgovska, thekson se me padurim e pret listën e zezë, të zgjeruar të paralajmëruar për 19 persona, funksionarë të lartë, përfshirë edhe persona nga RMV. Ajo vlerësoi se çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur.

“Me padurim e pres listën e re të zgjeruar. Emrat që deri tash u shpalosën i shoh vetëm si hyrje në procesin e mëtutjeshëm, megjithatë përsëri do të them se detyra kryesore është e institucioneve tona, liderëve tanë, e të gjithë neve. Në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi, kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që me sukses mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi”, tha Sllavica Grkovska, Zëvendëskryeministre për Qeverisje të Mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *