Detaje nga arrestimi i drjetorëve dhe inspektorëve, 840 mijë euro larje parashë

Lajme Maqedoni

Njësia kundër kriminalitetit të organizuar deri te Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër 15 personave dhe tre personave juridik. Për 11 persona fizik është ngritur padi për shoqërim criminal të tjerë akuzohen për pastrim parash.

“Gjatë vitit 2020 dhe 2021 n mënyrë të organizuara nëpërmjet tetë personave juridik nga Shkupi kanë dhënë faktura fiktive për kthimin e tatimit dhe kanë arritur pasuri të jashtëligjshme duke dëmtuar buxhetin e shtetit”, thonë nga MPB-ja.

Ky grup kriminal ka shfrytëzuar subjetet juridike për dhënien e fakturave të rejshme pa pasur aktivitete reale, duke kërkuar pa ndonjë arsye reale kthimin e TVSH-së.

Organizatorët e kesaj skeme të paramenduar kanë marrë mallra, pasuri të luajtshme si dhe vetura luksoze, banesa dhe gjëra të tjera.

Ky grup criminal gjatë vitit 2020 dhe 2021, nëpërmjet kësaj skeme të mashtrimit, kanë marrë kthim nga TVSJH-ja në vlerë prej 837.458 euro.

Gjtë bastisjeve është konfiskuar telefon cellular dhe dokumentacione ndërsa gjhatë bastisjeve në dy lokacione janë konsfiskuar 35 plumba, deklaron MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *