Rritet numri i intervenimeve të Ndihmës së shpejtë në Shkup
Temperaturat jashtëzakonisht të larta të ajrit në vend ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Shërbimi urgjent mjekësor dje dhe sot ka shënuar një numër të shtuar intervenimesh për dallim me fundjavën. Deri sot pasdite është intervenuar në 36 raste. Sipas informacioneve nga Shërbimi urgjent mjekësor bëhet fjalë për persona të lënduar në aksidente trafiku, të fikët, rritje të tensionit të gjakut, ndërsa ekipet mjekësore kanë intervenuar gjatë zjarreve në Maxhari.