Me ndryshimet kushtetuese të propozuara, fuqizohet karakteri multetnik i Maqedonisë së Veriut

Lajme Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në njoftimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe dorëzimit të të njëjtave në Kuvend, ka treguar edhe se çfarë parashohin këto ndryshime.

“Intervenimet kanë të bëjnë me shtim të pjesëve të popujve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, gjatë përmendjes së kombësive në shtetin tonë. Gjegjësisht, në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerë”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohet: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik dhe populli egjiptian. Në përputhje me këtë është bërë edhe ndryshim në Komitetin për marrëdhënie me bashkësitë për të pasur kujdes në paritetin e përfaqësuesve në Parlament për të gjithë bashkësitë në Preambulë në Kushtetutë”, sqarojnë nga Qeveria.

Me këto ndryshme, Qeveria vlerëson se do të fuqizohet karakteri multietnik i shtetit.

“Me ndryshimet kushtetuese të propozuara, fuqizohet karakteri multetnik i Maqedonisë së Veriut. Shteti ynë është shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale, multietnike në rajon dhe Evropë dhe shembull për respektim të të drejtave qytetare dhe të njeriut, për çfarë të së cilave në shtetin tonë shikohet si në një Evropë të vogël. I dëshmuam rajonit, Evropës dhe botës se bashkëjetesa e bashkësive të ndryshme në shtet, me shekuj nëpër histori edhe sot, dhe me respektim të ndërsjellë të traditave dhe kulturave të ndryshme paraqet pasuri dhe përparësi. Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe meriton, pas anëtarësimit në NATO të jetë edhe anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian”, qëndron mes të tjerash në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *