Drejtori I Agjencionit për menaxhimimin me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu, që vjen nga Alenaca për Shqiptarët, ka ndarë donacion për xhaminë e Haraqinës dhe traktor për komunën, paralajmëroi edhe donacion për manastirin “Bigorski”.
“Ne si Agjension jemi të përkushtuar që t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave nga ana e institucioneve që vijnë te ne si institucion shtetëror.
Agjensioni për menaxhim me pronën e konfiskuar ka të drejtë ligjore të dhurojë mallra të sekustruara ne te gjitha institucionet shtetërore, dhe për këtë qëllim Agjensioni del ne krah për të ndihmuar në përputhje me rregulloret ligjore të gjithë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas kërkesës të bërë nga ana e “Marrëdhëniet me komunitetet fetare” të Bigorski Manastir të Shën Jovan Krstitel, kemi vendim ligjor që tashmë ka kaluar në bordin drejtues dhe pritet pelqim nga qeveria për t’i dhuruar ne kët institucion fetar”, thuhet në Komunikatë.