Sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë

Lajme Maqedoni

Pas tre shefave të diplomacisë së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Sllovakisë, të cilët javën e kaluar ishin në Shkup për të lobuar për ndryshime kushtetuese, sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.Ministrja për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë Anna Leermann, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Laurence Boon dhe Szymon Shinkovski vel Senk, Ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si “Trojka e Vajmarit”, sot do të vizitojë Shkupin, të cilin do ta presë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq sot do të zhvillojë një takim pune me “trojkën e Vajmarit”, ku temë e bisedës do të jenë negociatat me BE-në, me fokus përmbushjen e detyrimeve dhe detyrave që dalin nga korniza e negociatave dhe përshpejtimi të procesit të integrimit evropian, pas së cilës do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *