Si u likuidua Orhan Bajrami? Dëshmitarët nuk kanë dëgjuar krisma, vetëm thirrjet për ndihmë

Lajme Maqedoni

“Nuk kishte krisma , dëgjova gratë si thërrisnin për ndihmë”, thotë për newsit.gr, një dëshmitarë që ka ndodhur në afërsi të ngjarjes mafioze në Hanioti, Halkidiki.

Gjithcka ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit, kur dy përsona duke vozitur motor të maskuar janë ofruar te dhoma ku kan qëndruar personat nga Maqedonia duke qëlluar mbi to.

Nga krismat ka mbetur i vrarë , 39 vjecari, Orhan Bajrami nga Shkupi dhe 45 vjecari i cili ka mbetur i plagosur, po nga Shkupi i cili ndodhet i shtrirë në spitalin Poligiros.

Sipas informacioneve, sulmuesit kan qenë jashtë hotelit dhe kanë gjuajtur nga jashtë Brenda dhomës ku kanë qenë personat e shënjestruar.

Sipas informacioneve të Newsit.gr, bashkë me viktimën dhe të plagosurin kanë qenë edhe dy femra dhe një mashkull.

Dëshmitari që ka qenë në vendin e ngjarjes në deklaratën për Newsit.gr, për cudi thotë askush nuk ka dëgjuar krisma, kjo është njëra ndër misteret e ngjarjes. Pjesa tjetër e hotelit ka ndier se dick aka ndodhur, pasi femrat që kanë ndodhur aty kanë filluar të thërasin për ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *