Profili i vrasjeve të paralajmëruara, ngjarja në Greqi ishte bërë e ditur një ditë para se të ndodhte

Lajme Maqedoni

Vrasja e Orhan Bajrami – Oki, që ndodhi dje në një apartman në Halkidiki, një ditë përpara ngjarjes ishte parlajmëruar në një video në Tik – Tok, transmeton portal 4News.mk.

Në paralajmërim shkruante se ai është viktima e radhës në list për likuidim dhe se puna është kryer.

Profili me emrin”tmeriii0101”, nga ku u paralajmërua likudimi nga dje nuk është aktiv. Në këtë profil më shumë se një vitë janë paralajmëruar vrasje. Deri më tani nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij profili.

Mediat greke shkruajn se shkaqet e vrasjes cojnë në konfrontime mafioze edhe pse policia greke ende është duke hulumtuar rastin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *