Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja Gjorgievska në “Dasmën e Galiçnikut”

Lajme Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska sot morën pjesë në manifestimin kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, e cila tradicionalisht mbahet nën patronatin e tij.

Presidenti Pendarovski uroi të porsamartuarit e këtij viti, Oliver Andreevski dhe Elisaveta Buloska. Duke i dhuruar një “paftë galiçniku” – me motive nga veshja tradicionale  e Galiçinikut, u uroi lumturi, begati, dashuri dhe harmoni në jetën e tyre të ardhshme së bashku.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit, ai është shprehur kënaqësi që ka ende interesim të madh tek të rinjtë në vend për të qenë pjesë e dasmës së Galiçnikut, duke vazhduar këtë traditë shekullore maqedonase.

“Dasma e Galiçnikut” zyrtarisht filloi dje me  vendosjen e flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të “shkrehjes së tri pushkëve” nga shtëpia e dhëndrit.

Foto: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *