Rifillon qarkullimi pas bllokimit të tunelit të Komanit

Bota Lajme

Pas bllokimit të tunelit të Komanit nga pronarët e mjeteve lundruese, aktualisht rruga është e lirë dhe ka nisur lëvizja.

Policia e Shtetit bën të ditur se pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit të lundrimit për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë, që iu bllokuan mjetet lundruese gjatë operacionit.

Pronarët e mjeteve lundruese bllokuan rrugën në shenjë proteste pasi policia ju sekuestroi varkat për shkak se nuk kishin dokumentacion.

Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *