Përgjimet e deputetes së LVV me Listën Serbe, paralajmërohet protestë në Prishtinë

Bota Lajme

Këshilli Organizativ i Protestave ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme pas audio-përgjimeve të kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila, me deputetin e Listës Serbe.

Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Millan Radojçiçin. Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Rajdoçiç, kundër luftëtarëve të UÇK-së, nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK.”-thuhet në njoftim.

Protesta është paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, nesër në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *