Sot mbahet ankandi i parë për fletëobligacionin civil

Lajme Maqedoni

Ankandi i parë për obligacionin civil në vlerë të përgjithshme prej rreth 600 milionë denarëve do të mbahet sot. Qytetarët në periudhën e kaluar kishin mundësi të regjistrojnë obligacion me vlerë minimale prej 10.000 denarëve.

Fletëobligacioni civil, si instrument i ri financiar ofrohet me kushte të volitshme – normë interesi prej pesë për qind dhe afat pagese dy vite.

Në lidhje me këtë në edicionin veror të Click Plus, foli ministri i financave Fatmir Besimi i cili tha se në shtator do të lëshojnë obligacion të ri të gjelbër dhe u bëri thirrje qytetarëve edhe në të ardhmen të investojnë paratë e tyre në këtë mënyrë.

“Të dhënat e djeshme tregojnë se janë rreth 600 qytetarë dhe me këtë është tejkaluar shuma prej 10 milionëve, që dje janë arritur mbi 14 milionë. Faktet tregojnë se ekziston interesim te qytetarët, tashmë edhe para se të përfundojë periudha për paraqitje kishte interesim të madh nga ajo që ne e paraqitëm fillimisht në prospektin prej 615 milionë denarëve. Ajo që qytetarët e njohën mundësinë e tyre me këtë, që paraqet mundësi e shkëlqyeshme për ta, shuma është atraktive, investimi është i sigurt dhe pa rrezik.”- deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *