Ministtri Mjekësisë, Fatmir Mexhiti, njofton se është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit në Klinikën e endokrinologjisë, të cilën e vizitova sot me këtë rast.
“Obeziteti është një problem serioz shëndetësor global dhe ka një tendencë shqetësuese rritjeje në botë, por edhe në vendin tonë. Është e nevojshme që të ketë një qendër të integruar ku këta pacientë do të udhëzohen për trajtim. Pikërisht për këtë edhe ne në vendin tonë do të kemi një qendër referimi për diagnostikimin dhe trajtimin e obezitetit. I shpreh mirënjohjen time kompanisë Novo Nordisk për këtë mbështetje të rëndësishme.
Klinika ka endokrinologë të edukuar, të cilët do të punojnë në përditshmëri mbi këtë problematikë”, njofton Mexhiti.