Temperatura deri në 40 gradë, cafrë rekomandojnë mjekët për të përballuar të nxehtin

Lajme Maqedoni

Maqedonia e Veriut këto ditë është përfshirë me valë të nxehtë me temperatura edhe mbi 40 gradë Celsius, me UV indeks 10. Veçanërisht nxehtë, sipas parashikimit të DPHM-së, do të jetë të enjten dhe të premten, kur do të jetë aktiv niveli i portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Mjekët rekomandojnë të shmanget dalja jashtë në periudhën prej orës 10 deri ora 17, punët e domosdoshme qytetarët t’i kryejnë para orës 10 ose pas orës 17 dhe të respektohen rekomandimet e Qendrës për Shëndet Publik.

Kur bëhet fjalë për veshmbathje, të vishen rroba të ndritshme dhe të lehta, të mbahen syze mbrojtëse dhe kapelë.

Rekomandohet konsumimi i sasisë së madhe të pijeve, më së miri ujë, munden edhe pije të mineralizuara joalkoolike, ndërsa të shmanget konsumimi i pijeve alkoolike dhe ato që përmbajnë kafeinë, si dhe pije ekstremisht të ftohta.

Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, që nuk duhet të jetë i yndyrshëm dhe me shumë kalori, të shmanaget edhe ushqim që përmban sasi më të madhe të sheqerit.

Mirë është të bëhet dush me ujë të ftohtë dhe disa herë në ditë dhe t’i mbani këmbët në ujë të ftohtë.

Për ata që janë në automjet, rekomandohet të lihet dritarja e hapur, që të mundësohet ventilimi i ajrit. Automjetet tërësisht të mbyllura bëhen shumë të ngrohta. Mos lini askënd në automjet, rekomandojnë nga Qendra për Shëndet Publik.

Të sëmurët kronikë, posaçërisht ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje neurologjike dhe të mushkërive, nevojitet të jenë shumë të disiplinuar lidhur me këto rekomandime dhe rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Për secilin ndryshim të gjendjes shëndetësore, patjetër të konsultohen me mjekun amë.

Kur bëhet fjalë për ushqimin, patjetër është larja para përdorimit të perimeve dhe pemëve të freskëta. Ushqimi i përgatitur në mënyrë termike të konsumohet menjëherë pas përgatitjes. Ajo që mbetet të vendoset në frigorifer në temperaturë deri tetë gradë Celsius. Të shmanget prodhimet që nuk janë përpunuar në mënyrë termike. (majonezë shtëpie, akullore, kremëra të ndryshëm).

Rekomandohen konsultime me mjek nëse ndjehen simptoma të pazakonta që zgjasin kohë më të gjatë.

“Nëse ndiheni të dobët, në ankth ose etje të madhe dhe kokë dhembje, kërkoni ndihmë, vendosuni në vend më të ftohtë, sa më shpejtë, dhe mateni temperaturën e juaj trupore. Menjëherë pini ujë ose pije të pagazuar minerale për t’u rihidratuar. Nëse keni ngërçe të dhimbshme në muskujt e këmbëve, krahëve dhe stomakut, pushoni sa më shpejt në një vend më të freskët dhe pini lëngje që përmbajnë elektrolite. Ndihma mjekësore nevojitet nëse ngërçet zgjasin më shumë se një orë”, thuhet në rekomandimet.

Në rast të problemeve më serioze shëndetësore, menjëherë të kontaktohet Shërbimi për ndihmë emergjente mjekësore në numrin e telefonit 194.

DPHM kumtoi se moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri të matur nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 38 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valës së nxehtë vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë me temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa ato të mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të bien nën 20 gradë. Veçanërisht nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur në disa vende temperatura do të kalojë 40 gradë dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *