Shuhet shkrimtari Milan Kundera, autori me origjinë çeke vdiq në moshën 94-vjeçare

Bota Lajme

Është ndarë nga jetë në moshën 94-vjeçare shkrimtari i njohur Milan Kundera.

Shuarjen e autorit me origjinë çeke e njoftuan mediat e huaja.

Milan Kundera lindi në Brno në vitin 1929. Ai u shpërngul në Francë ku dhe kaloi më pas një pjesë të jetës së tij.

Gjatë karrierës së tij, Kundera shkruajti 10 romane, tre përmbledhje me poezi si dhe shumë tregime të shkurtra e ese.

Veprat e tij letrare janë të njohura për temat e e thella filozofike, aludimet politike dhe komplotet magjepsëse.

Vepra më e famshme e Kunderës është ‘Lehtësia e padurueshme e qenies’, botuar në vitin 1984.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *