Nga Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë njoftojnë se këshilltarët e tyre nuk do të mbështesin asnjë vendim në komunë përderisa me të kryeson Ramiz Merko, përcjell TV21. Nga ASH thonë se këto vendime vijnë pasi SHBA-të shpallën “non grat” kreun e Strugës, ndërsa kërkojnë që Merkos t’i ndalohet hyrja në komunën e Strugës.
Reagimi i plotë i Degës së ASH-së në Strugë:
ASH – Dega në Strugë, oponenti kryesor i NON GRATËS MERKO për vite me radhë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASH – Dega në Strugë, prej sot nuk do të përmbajë asnjë Kërkesë, Vendim apo Memorandum të deponuar nga NON GRATA MERKO në Këshillin e Komunës së Strugës, dhe nuk do t’i përgjigjet asnjë ftese apo kërkese për prezencë në evenimente të ndryshme të konvokuara nga NON GRATA MERKO.
ASH – Dega në Strugë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASH – Dega në Strugë, ashtu siç nuk i ka votuar deri më sot edhe në të ardhmen nuk do të përmbaj asnjë raport financiar kuartal, llogari vjetore financiare të Komunës, kontrata për dhurata nga Komuna e Strugës, proceduar për Plane urbanistike, legalizime dhe buxhetin e Komunës së Strugës të hartuara nga tarafi i NON GRATA MERKO, sepse në to është nënshkrimi i NON GRATËS, tashmë i shpallur për korrupsion madhor.
Këshilltarët e ASH – Dega në Strugë, ftojnë të gjitha instancat juridike, ligjzbatuese, t’ja ndalojnë NON GRATËS MERKO hyrjen dhe shfrytëzimin e objektit të Komunës së Strugës sepse e ka shndërruar në objekt krimi, të mos e keqpërdori për asgjësim të provave në proces të hetimit dhe deri atëherë aktivitetin ta realizoj nga një objekt tjetër alternativ, kurse partitë politike pas ezaurimit të akteve nga instancat juridike dhe ligjzbatuese të bëjnë marrëveshje e të krijojnë kushte ligjore që të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale në Komunën e Strugës për kryetar komune. Grupi i Këshilltarëve të ASH – së – Strugë, fton edhe Këshilltarët e partive të tjera politike të ndjekin hapat e Këshilltarëve të ASH – së, Dega në Strugë.