Fon der Lajen: Ekziston një plan i qartë për deeskalimin e situatës në Kosovë

Bota Lajme

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen, deklaroi për Tanjug se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për deeskalimin e situatës në Kosovë – udhërrëfyes në të cilin të dyja palët punuan paraprakisht këtë vit, transmetoi “Politika”.

“I bëj thirrje të dyja palëve në deeskalim dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Është absolutisht e rëndësishme të ecim përpara në rrugë paqësore, tha kryetari i KE-së, duke komentuar situatën në veri të Kosovës dhe duke iu përgjigjur pyetjes nëse BE-ja do të angazhohet më fuqishëm dhe do të ndikojë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pranojë planin e BE-së për deskalimin e situatës dhe tërheqjen e njësive speciale.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnus, Fon der Lajen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *