Deskovsks: “Drislla” është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski analfabet!

Lajme Maqedoni

Nga Qyteti i Shkupit thonë se deponia “Drislla” është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Qytetit të Shkupit, ndërsa kryetarin e Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, e quajnë analfabet funksional i cili sipas tyre nuk ka as kulturë bazë të sjelljes.

“Prona e parcelës së NP “Drislla” është në pronësi dhe e themeluar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Qytetit të Shkupit. Prandaj, si rrjedhojë i ashtuquajturi “Ekipi juridik” i Gjorgjievskit është dukshëm më pak i edukuar për problemin për të cilin është këshilluar kryetari i komunës. Ndërsa problemi i tij është se ai ka pranuar një sugjerim të tillë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *