zjarri në Gjykatë,VMRO-DPMNE, dyshon, qeveria mundohet të mbulojë krimin

Lajme Maqedoni

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke komentuar zjarrin në Kumanovë, tha se pushteti bëhet gati për t`u larguar dhe me siguri vlerëson se do të arrijë të mbulojë krimin.

“Është indikative se tani dhe gjatë periudhës së kaluar ndodhin zjarre dhe përmbytje nëpër bodrume të institucioneve publike ku shkatërohen dokumente dhe arkiva. Pushteti përgatitet të largohet dhe sipas të gjitha gjasave vlerëson se mund ta mbulojë krimin. Cdo krim, indikacione për krime, por edhe pretendime për fatkeqësi dhe indikacione për fatkeqësi, pas ndryshimit të pushtetit do të hetohen detajisht. Përgjegjësi do të ketë” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *