Shefat e shteteve dhe qeverive të anëtareve të NATO-s në Samitin në Vilnus morën vendime të rëndësishme në një moment kritik për sigurinë tonë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“E pritëm Finlandën si anëtare të plotfuqishme të Aleancës dhe me padurim presim t’i dëshirojmë mirëseardhje Suedisë si anëtare e plotfuqishme e Aleancës, në bazë të marrëveshjes që e arrita mbrëmë me presidentin (turk) Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristershon”, deklaroi Stoltenberg në konferencën për shtyp në ditën e parë të Samitit dyditor të NATO-s”, që sot filloi në Vilnus.
Ai potencoi se në këtë takim, liderët e NATO-s i kanë shprehur “mbështejte të paparë” Ukrainës, duke e angazhuar t’i dorëzojnë municion dhe pajisje më bashkëkohore dhe t’i mundësojnë trajnim forcave ukrainase.
“Sot aleatët dakorduan pako prej tre elementesh për afrimin e Ukrainës pranë NATO-s. I pari, program i ri shumëvjeçar për ta ndihmuar Ukrainën. Të mundësohet tranzicioni i kohës sovjetike ndaj standardeve, trajtimit dhe doktrinave të NATO-s, të ndihmojmë në rinovimin e sektorit të sigurisë dhe të mbrojtjes të Ukrainës dhe t’i mbulojmë nevojat kritike, siç janë karburantet, pajisja për deminim dhe materialet mjekësore”, tha Stoltenberg.
Elementi i dytë, siç potencoi, është formimi i Këshillit të ri NATO – Ukrainë, i menduar si forum për konsultime krize dhe vendimmarrje, ku të dyja palët do të veprojnë si partnerë të barabartë, që nesër do ta kenë takimin e tyre të parë në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.