Spasovski: Politika të mos manuipulojë me ndërrmarrjen, masa për ata që marrin rrogë pa punuar

Lajme Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski, informoi se MPB-ja, ka ngrritur padi për rastin ku është sulmuar një punëtorë i Higjienës Komunale nga kolegët, për arsye se kishtë vendosur të punonte në vend që të protestojë.
“Sot do të dorrzohet lista nga inspektorët dhe në koordinim më Prokurorinë dhe nëse ka element të veprës penale, mund të ketë padi penale. Cdo padi patjetër të ketë qasje serioze dhe të ndërmerren masa që parashihen me ligj”, tha Spasovski.

Spasovski tha se duhet ti jepet fund tendecave politike në Higjienën Komunale.

“Nëse ka mangësi, nëse janë dhënë rroga atyre që nuk kanë ardhur në punë, do të përgjigjen, nuk do të ketë lëshime”, tha Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *