Pranohet kërkesa e Gruevskit – Do të rishqyrtohet lënda “parcelat në Vodno”

Lajme Maqedoni

Gjykata Supreme ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski.

“Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avoktatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gruevski u dënua me shtatë vjet burg në shkallë të parë për “Parcelat në Vodno””, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg, raporton AMI.

Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *