Osmani takon Blinkenin në Samitin e NATO-s në Vilnius

Lajme Maqedoni

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius është takuar edhe me të parin e Diplomacisë amerikane, Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken.

Ministri Osmani i ka shprehur Sekretarit të Shtetit amerikan mirënjohje për mbështetjen e pahamendur ndaj procesit tonë të integrimit europian si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë rajonit.

Osmani ka njoftuar Blinkenin edhe me ballafaqimin e sfidave në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Ndërsa Blinken e ka vlerësuar lartë kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *