Shpëtimi në det, ekspertët tregojnë si të mbijetoni në rast rreziku

Bota Lajme

Prej më shumë se 6 vitesh është hapur një shkollë në Vlorë që trajnon vëzhguesit e plazheve.

Këtë vit janë trajnuar 50 vëzhgues të cilët ndodhen nëpër pikat e vrojtimit në plazhet private. Nga Orikumi deri në Zvërnec ndodhen rreth 200 kulla vrojtimi.

Trajneria Leneda halilaj tregoi për gazetarin Mikel Marsi se çfarë sugjerohet në rastet kur dikush rrezikon të mbytet dhe cilat janë teknikat që rrisin shanset për mbijetesë.

“Vrojtuesit e plazheve janë të trajnuar. Sinjalizojnë dhe bëjnë teknikën, në moment ai vazhdon procedurën duke vlerësuar shenjat. Në momentin që vlerësohet që nuk ka shenja, telefon ambulancën dhe fillon duke dhënë frymëmarrje dhe shtypje në kafazin e kraharorit për ndihmën e parë deri sa të vijë ndihma e specializuar.

Në momentin e parë që vëzhgon personin sinjalizon tre herë, duhet të vijnë vrojtues majtas e djathtas dhe në këtë moment merr mjekët e shpëtimit. Ai që është duke u mbytur, vrojtuesi duhet të shkojë në kohë rekord për t’i dhënë ndihmën e parë.

Sot ka pasur telefonata për trajnimin e vrojtuesve të plazhit dhe janë interesuar për ti punësuar në turnin e paradites apo pasdites. Që plazhet të jenë të sigurta nevojiten vrojtues plazhi.”- u shpreh trajneria në lidhje direkte në edicionin informativ të TCH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *