“Shkupi pastrohet nga mbeturinat. Ekipet e Higjienës Komunale janë në terren, gjendja në ndërrmarrje po stabilizohet”, shkruan kryetarja e Shkupit, Daniela Arsovska.
Arsovska shkruan në Facebookin e saj: “Arritëm edhe një fitore me qëllim mbrojtjen e interesit publik të shkupjanëve. Nuk lejuam dhe nuk do të lejojmë që strukturat mafijoze bashkë me mbeturinat politike të dëmtojnë interesat e qytetarëve”.