Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot është takuar me Gabriel Eskobarin, zëvendësndihmës-sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës Osmani e brifoi përfaqësuesin e lartë amerikan për Planin 9-pikësh për deeskalimin e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin e ka iniciuar në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së.
