Mbeturinat ngulfasin Tetovën, nuk ka punëtorë për mbeturinat, pagat shkojnë për ata që rrinë në shtëpi

Lajme Maqedoni

Kontonjer të mbushur plotë dhe po aq sasi mbeturinash të hedhura anësh, përbënë pasqyrën e rrugëve të Tetovës.
Qytetarët ankohen për erën e keqe dhe frikësohen nga përhajpje të sëmundjeve.

Kryetari, Kasami, për këtë problem akuzon udhëheqejn e kalura të Tetovës ndërsa zgjidhjen e jepë si paralajmërim.
Sipas tij për shkak të borxheve të Komunës, nuk mund të punësohen në mënyrë plotësuese persona të tjerë që do të mbledhin mbeturinat.

“Fatkeqësisht atë që krijuan parardhësit tanë në komunë dhe që vazhdonë të jetë trend te ketë të punësuar dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin rrogë, nuk na mundëson që të punësojmë të tjerë me këto rroga në ndërmarrjen publike. Në disa sektorë të komunës kemi nevojë për punëtorë për veprimtari komunale, për urbanizëm, inxhinier dhe inspektor. Të gjithë ata punëtorë që janë sot, nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk janë të motivuar”, tha Bilall Kasami.

Bilalli tha se ër shkak të problemeve me të cilët ballafaqohet Ndërmarrja Publike Komunale, ne kemi filluar procedurën për rekonstruimin serioz me themelimin e dy ndërmarrjeve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *