Gati një vitë nga nënshkrimi I marrëveshjes dhe vendosjes së gurrë – themelit, ende nuk ka filluar ndërtimi I fabrikës për prodhimin e veturave elektrike më zonën e lirë ekonomike në Tetovë,që u paralajmërua në mënyrë pompoze.
Qeveria atëherë tha se ndërtimi I fabrikës do të fillojë Brenda 8 javëve, por kanë kaluar 11 muaj dhe deri më tani janë bërë vetëm punë të vogla përgatitore. Sipas drjetorit të zonës së lirë ekonomike në Tetovë, Despodovski, qeveria frenon punën sepse ende nuk ka dhënë pëlqim për shfrytëzimin e tokës nën qera.
“Për momentin fjala është te qeveria. Presim pëlqim për dhënien e tokës me qera javët e ardhëshme. Menjëherë pas kësaj detyrimi do të jetë I jona e drejtorisë në mënyrë adekuate të përgatisim tokën. Tereni e gjithë zona atje është nën rrezik nga vërshimet. Punët ecin, por jo me dinamikën e duhur. Punët përgatitore kanë mbaruar, praktikisht punët kanë filluar, por kur do të shohim mjetet e renda punuese në terren, atëherë mund të themi se me të vërtet kanë filluar punët”, thotë Despotovski.