Komiteti I Helsinkut Për të Drejtat e Njeriut, ka dorëzuar iniciativën tek Gjykata kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshëmrisë të neneve 1,2 dhe 3 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune që lidhen me realizimin e kontratës me “Behtel – Enka” për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10.
Komiteti I Helsinkit vlerësonë se një zgjedhje e tillë ligjorë është shkelje e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe mundëson shkelje të procedurave për sjelljen e ligjeve.
“Ngritja e vendimeve të pushtetit ekzekutiv në nivel të ligjit është ndërhyrrje të pushtetit ekzekutiv në rolin e pushtetit ligjvënës”, thuhet në deklaratën e sotme të Komitetit të Helsinkit.