Kryeministri, Kovacevski, ka bërë të qartë se edhe sikur deputetët e VMRO-DPMNE-së, të mos votojnë ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme në vjeshtë.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme në vjeshtë, procesi I ndryshimeve kushtetuese nuk është I lidhur me mandatin e qeverisë, por me procesin eurointegrues. Kur do të shqyrtohen amandamentet nga qeveria do të publikohen dhe atëherë qytetarët do të vërtetohen se nuk ka asgjë kontestuese. Është obligim I cdo deputeti në Kuvend të përkrahë këtë proces”, deklaroi kryeministri Kovacevski.