Kalime me një ndalesë në Qafë Thanë, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia

Lajme Maqedoni

Drejtorët e Drejtorive të Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli kanë qëndruar sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë ku kanë njoftuar se projekti për një ndalesë “One Stop Shop”, është në fazën përfundimtare.

“Jemi në fazën përfundimtare për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Kjo nënkupton se formalitetet doganore do të jenë me një ndalesë, që do të thotë lehtësim të tregtisë, transportit dhe kalim i më i shpejtë i udhëtarëve. Përveç “One Stop Shop”, në këtë vendkalim është vendosur trase me prioritet për të gjitha automjetet ngarkuese nga vendet e “Ballkanit të Hapur” për mallrat që kalojnë në kuadër të korridoreve të gjelbra si dhe për kompanitë që kanë certifikatë për operator të autorizuar ekonomik nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, për të cilat paraprakisht ka përfunduar njohja e ndërsjellë në kuadër të CEFTA-s”, tha Bogoev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *