Daniel Stançev, një nga të pandehurit në rastin “Software” i propozoi të dashurës së tij për martesë në mes të procesit gjyqësor. Një gjë të tillë ai e ka bërë për shkak se prokurorja Trajçeva ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut se mund të largohet nga vendi.
“Duke qenë se statusi familjar i të pamartuarit është arsye për të cilën mund të arratisem nga vendi, me zemër po e pyes publikisht Irena Ivanovskën nëse do të martohet me mua? Ju jeni arsyeja e vetme pse qëndrova në këtë vend”, tha Stançev.
Në fund, gjyqtarja Mihailovska i përgëzoi dhe tha se ishte një moment i mrekullueshëm, por i pyetur nëse ka arsye të tjera si rrethanë për të mbrojtur lirinë e tyre.