(E plotësuar, ora 11:30) Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, duke nisur kështu vizitën e parë në vizitën në rajon të ndërmarrë prej tij.
Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa më pas do të ketë një takim të delegacioneve të të dy vendeve.
Pas këtij takimi, Rama dhe Kovaçevski do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
Pas Maqedonisë së Veriut, Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, ku do të takojë presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Rama në Shkup, pritet nga zëvendëskryeministri Grubi
(E plotësuar, ora 11:00) Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Shkup në kuadër të turit ballkanik për Procesin e Berlinit.
Rama këtë e bëri të ditur me shpërndarjen e një fotografie në Facebook nga Aeroporti i Shkupit. Ai është i shoqëruar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ndërsa është pritur nga Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.