Kovaçevski: Samiti i Procesit të Berlinit, fokusi i takimit me Ramën. Shqipëria ka mbështetjen tonë

Lajme Maqedoni

Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur fillimisht në Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit të tij 2-ditor në Ballkan.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ramës dhe homologut të tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ky i fundit është shprehur se fokusi i takimit të tyre ka qenë mbajtja e Samitit të Berlinit në Shqipëri si dhe për një sërë nismash të tjera.

Kovaçevski vlerësoi 30 vite marrëdhënie diplomatike mes 2 vendeve dhe falenderoi kryeministrin Rama dhe Qeverinë Shqiptare për raportet e ruajtuara mes RMV dhe Shqipërisë.

Kovaçevski: Ishte procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me njohjen, kualifikimin e arsimit të lartë dhe lirinë e qarkullimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e Berlinit që do të ndodhë në Tiranë, Shqipëria e ka mbështetjen tonë në atë proces, mirënjohje për vendin dhe rajonin. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, infrastrukturën, bashkëpunim edhe në shumë fusha të tjera mes vendeve. Krahas nismave politike, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpeshta që do ta rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve. Më e rëndësishme gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomike, sundimi i ligjit.

Në këtë plan, mund të lavdërohemi se e kemi bërë dhe akoma e bëjmë në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur që së fundmi dha rezultatet konkrete mes RMV, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo nismë nga Ballkani i Hapur, qytetarët dhe bizneset presin më tutje që do të garantojë risi dhe zhvillim mes vendeve. Për mua, me rëndësi që kjo nismë tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet shkëmbimi tregtar mes vendeve. Nismat që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit dhe kjo ndodhi në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesi i Berlinit është stimulim për rezultate të dëshiruara.

Ta vazhdojmë rrugën tonë dhe t’i bashkohemi familjes evropiane në mbështetjen e miqve dhe para së gjithëve, Edi Ramën. Miqësia jonë shihet përmes procedurave. 30 vjet marrëdhënie diplomatike shënojmë këtë vit mes 2 vendeve tona. Marrëdhënia jonë u fuqizua mes 2 mbledhjeve qeveritare duke e vënë fokusin në fushat ekonomike dhe energjitike. Tek ne, procedura ka përfunduar, në Shqipëri po ashtu. Ikonat që u nxorrën do të kthehen në shtetin tonë dhe nuk ka konfirmim më të madh kur trashëgimia jonë e kishës tonë dhe kulturës tonë do ta zërë vendin ku i përket. Falenderues Ramës dhe institucioneve tonë dhe ministres tonë. Bashkëpunojmë me sukses në kuadër të NATO-s, projekteve IPA. Dëshiroj që sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve tona dhe të realizojmë anëtarësimin në BE. Biseduam për koordinimin për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku qeveria është e përkushtuar në zhvilimin me sukses të këtij samiti.

Kovaçevski ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës.

“Me këtë rast, si fqinq i Kosovës dhe Serbisë apelojmë për deesklaim të situatës”, tha Koveçevski./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *