Defekti do të sanohet, ministri Bekteshi, garanton se banorët nuk do të pengojnë ekipet e EVN-së

Lajme Maqedoni

Defekti në rrjetin elektrik i shkaktuar nga lidhja ilegale nga banorët e fshatit Sllupcan, nga I cili mbetën pa rrymë edhe tre fshatra tjera të Komunës së Likovës, do të sanohet pasi EVN, mori garanci nga ana e ministrit Bekteshi se ekipet e saj nuk do të pengohen në punë.

“Defekti në Sllupcan do të rriparohet për një kohë të shkurtër, pas marrjes së garancave nga ana ministrit të ekonomis, Bekteshi I cili bashkë me kryetarin e komunës së Likovës janë marrë vesht me banorët që të mos I pengjnë ekipet e elektrodistribucionit të punojnë dhe të fillojnë me projekt të rikonstruimit e rrjetit dhe vendosjen e orëve matëse të reja që do të mundësojnë matjen e sakt të harxhimit të rrymës elektrike”, thonë nga elektrodistribucioni.

Banorët e fshatrave të Likovës, Orizare, Vaksince dhe Llojan sot janë pa rrymë elektrike, për shkak të defektit që kanë shkaktuar banorët e Sllupcanit të cilët në mënyrë të jahstëligjëshme kanë hyrë në trafo për tu lidhur ilegalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *