Aksion ndaj tregtarëve të veturave të vjedhura, policia gjen, armë, shuma parashë dhe drogë (Foto)

Lajme Maqedoni

Policia ka ndërmmarë aksion ndaj personave të përfshirë në tregtinë me vetura luksoze, duke kryer bastisje në shumë lokalitete dhe vendbanime.

Bastisje janë bërë në 24 lokalitete, tek 23 persona, nga liria janë privuar 18, ndërsa tre persona janë në arrati.

Gjatë mëngjesit të sotëm me urdhër të gjykatës dhe në kordinim Prokurorit Publik, janë realizuar bastisje në 23 objekte në rajonin e Shkupit, në Kocani, Manastir dhe Resen, ku janë gjetur, para, armë, drogë, kontrata shit-blerje, vula, dokumente të falsifikuara, dron, sic konfirmoi, Suzana Pranjiq Talevska nga MPB-ja.

Personat e arrestuar gjatë ditës do të dalin para gjykatës, thuhet në komunikatën e MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *